Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Romeo Gurakuqi
Më, 18 tetor 2019 Shqipëria dështoi sërish të pranohej në rrugën integruese drejt Shteteve të Bashkueme të Europës. E kapun për fyti prej të paprekshmëve vendorë, kontrolluesve të lojës së madhe dhe aktorëve të huazuem të skenës qeverisëse të punëve shqiptare, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Të gjithë në Bruksel dhe në Uashington e njohin krejt mirë këtë Aks të së Keqës, që e ka kapërthye vendin nga ku “shqiponjat” ikin perditë pa kthim. Nuk asht aspak e vështirë për çdo vëzhgues të kujdesshëm të punëve politike shqiptare, të kuptojë mënyrën se si funksionon qeverisja e të vetëquajturve socialistë, se kush komandon “teatrin” institucional të demokracisë, “spektaklin” e reformave të dështueme, prej mosdashjes, prej padijes dhe nevojës së përhershme për shmangie mbrojtëse të udhëheqësve mëkatarë Asht gjendja e mjerueme e një vendi gjysëm-oriental, ku komunizmi ka shpërla ndërgjegjen shoqnore dhe kulturore dhe qytetnimi modern ka hy vetëm pjesërisht ndër disa krahina sot të braktisuna dhe në rrënim të programuem nga sunduesit e rinj.
Vendi sot drejtohet nga të “shkolluarit” me cikle boshe e diploma te sajueme, që bajnë hajër prej mbështetjes së kooperativistëve të socializuem, të mobilizuarve në rreshtat politikë të administratës. Mbi këtë “kenetë” shoqnore, të yshtun ndër rreshta njerëzish të pavetëdijshem, lodrojnë “baballarët” e rinj të kombit me mjekra të bardha, këpucë të lehta, brekushe, por me kryet nalt dhe krah të ngritun drejt koshit me rrjetë të shkyeme. Në fakt janë veç aktorët politikë, të pilotuem prej barkderrave, që lëpijnë ende gishtat dhe thithin handrakët e tyne çdo natë ndër orgjinat dhe tubimet kobndjellëse në rezervatet e luksit. Çdo veprim i tyne asht kundër interesave të pjesës tjetër të shoqnisë në mjerim. Janë ata që kryejnë planizimet e të nesërmës, në mënyrë të atillë, që çdo herë të ketë diçka ma pak që e pengon ardhjen e ditës së fundit të “mbretnimit” të tyne arbitrar.
Po çfarë është kjo Kastë?
Asht bashkësia e grykësve të dhunshëm, zotnuesve të monopoleve të fitueme falë njëmijë lëvizjeve manipuluese me pronat, paranë publike dhe liçensat; janë komanduesit e trafiqeve me të cilët ulen kambëkryq “baballarët ma të fundit të kombit”, në fakt, tradhtarët e sotëm të atdheut, që sundojnë me dorë mizore tokën e arbërvë, ata që kinse po projektojnë të ardhmen. Rreth tyne të gatshëm në pritjen shërbenjësë enden shkërryesit, mashtruesit, mitmarrësit, vjedhësit, falsifikuesit dhe zemërakët, grupi i mazhordomëve të Kastës, që lodron në skenën politike. Janë gërryesit e Republikës, ata që fiken vitalitetin e saj dhe ata të vetmit, që do të vallzojnë nesër mbi gërmallat e rënies se Arbnisë Kastriotase, në qoftë se nuk ndalen me dorë të fortë.
Tek anëtarët e Kastës nuk mund të shkojë Drejtësia, sepse ato janë vetë Drejtësia, ideimi, deformimi, zvarritja e zbatimi i saj; ata janë vetë shteti, vetë udhëheqësia, vetë kushtetuta, ligjet dhe kodet; ata janë në të njejtën kohë, “pionierët” e europianizimit dhe projektuesit e rrugës shkretinore. Vetë Shqipnia asht pengu i tyne, preja e tyne, i vetmi vend në Europë ku ata mund të bajnë hajr, mund të kërcejnë tallavanë e sotme dhe të këndojnë kangën e mbrame të vetmisë së madhe. Janë ata arkitektët e anarkisë në rendin publik, të pasigurisë së gjithanshme shoqnore, mbjellësit e fares së ankthit dhe panikut në shoqëri, nxitësit e ikjes masive të komuniteteve të lira, zbrazësit e Shqipnisë. Janë ata që urdhnojnë lëshimin në heshtje të vrasësve prej burgjeve dhe burgosin pa mëshirë të varfërit.
Ata janë nji minorancë e papërfillshme në raport me popullin, por ama janë nji grusht njerëzish fuqiplotë. Ata janë truni i koncensioneve, gjurmuesit e “hapsinave të lira”, që mund të zgrapcen me ndihmën e kryetarëve të bashkive të varme prej Kryegjyshit orator, janë komanduesit e lavatriçeve të parave, janë vendosmëria dhe papërkulshmëria e qeverisë së të babëziturve dhe e “heronjve” të vjetër dhe të rinj të Parlamentit. Pikërisht ata janë eliminuesit e thesarmbajtësve të tyne të përkohshëm, por edhe të Bankës së Madhe të Drejtësisë Shoqnore dhe Shtetnore. Jetojnë në prapavijë, krejtësisht në hije, por kanë në dorë timonin e shtetit, të paqes, të kompromiseve, të krizës dhe përplasjeve, si dhe rrotullojnë me program të mirëmenduem tepsinë e propagandës.
Gazetat shkruajnë për gjithshka, por për ndyrësira të tilla nuk guxojnë të shkruajnë asnjëherë, mbasi ata në heshtje gëzojnë “nderimin” e të gjithëve, lëpirjen dhe frikën e shumëkujt. Janë ata komanduesit dhe financuesit e rrjeteve të manipuluesve të ideve, ku zhgërryehen rrogëtarët e rrenës, anatemuesit, urrejtësit, prozhmuesit, vrasësit e të vertetës. Me disa emra dhe mbiemra në fytyrat e tyne, me identitete që ndërrohen çdo vjetë, si maskat në Ballon e Turpit të Tiranës së Re, ata jetojnë të lirë, kudo ndodhen, brenda vendit ku ka humbë tanima drejtësia.
Janë ata që urdhnuan Kryegjyshin e qeverisë me prishë Teatrin, me lëshu Portin e Sarandës dhe me shkatërrue pronën 800 vjeçare të Urdhnit Françeskan në Kepin e Rodonit; janë ata që urdhnojnë prishjen dhe rindërtimin e Unazes së Madhe, koncensionin e Thumanës dhe të Balldrenit, të hidrocentraleve ndër Alpe; janë ata që kontrollojnë naften e nëntokës shqiptare; ata që synojnë të gllabërojnë pronat e malësorëve, nga Bregu i Matës e Bregu i Rrjollit deri në Malësinë e Mbishkodrës, të kadastrueme në pronësi komunitare të 5 fiseve malësore ndër defterët osmanë prej kohësh që nuk mbahen mend. Janë ata që ndërrojnë natën planet rregulluese të qyteteve dhe skicojnë hapësirat ku do të riciklojnë paratë e fitueme pa mund. Janë ata që hapin trarët doganorë dhe kontrollojnë nga larg kontenierët që vijnë nga portet e largëta, minojnë makinat dhe zhdukin njerëz. Janë ata që e kanë futë Shqipnin në Borxhin e Madh të PPP-ve, nga hetimi i të cilave do të duhet të fillojë punën Struktura e re Kombëtare e Hetimeve.
Krijesa e tyne ma e fundit asht “Korporatave e Investimeve Strategjike”, nji mekanizem grabitjeje me ligj Parlamenti, nji lavatriçe e ligjshme e pastrimit të madh të parave që enden informalisht në Shqipëri, nji institucion shpronësues dhe gllabërues pronash publike të pakthyeme pronarëve të vjetër.
Janë pikërisht ata që arritën të gjenin në vitin 2013, atë TIPIN e PËRSOSUN për t’u marrë peng, Kryegjyshin gjithë mend dhe gojë. Asht kjo arsyeja pse Edi Rama nuk tundet: mbas tij qëndron Kasta e të Paprekshmëve. Kjo asht arsyeja pse rrëzimi i tij kalon përmes çmontimit të Kastës dhe për çmontimin e Kastës duhet një plan, disa miq dhe aleatë të vertëtë. Mbi të gjitha duhet frymëzim i të shtypurve.
Çmontimi i Kastës
Kasta asht e prirun të vetëofrohet për negocim, por çdo tolerim ndaj dorës djallëzore të saj, asht vdekje e Shtetit, Lirisë dhe Përçudnim sërish i Shpresës. Ndryshimi vjen nga programimi cilësor i ndryshimit, korigjimi I saktë i shtetit, institucioneve të lirisë dhe drejtësisë, me njërëzit e duhun. Shqiptarët kanë nji vend, që nuk i ka tradhtue asnjiherë dhe mund t’i ndihmojë në çmontimin e Mbretnisë të së Keqes. Çdo dite ai e kallxon se asht me ta: ai vend na ribani shtet në vitin 1921 dhe na i fali mëkatet e monstrave që prodhuem ne, në vitin 1991. Por, për me marrë mbështetjen e këtij vendi, duhet me ditë, me dashtë dhe me sakrifiku, për hir të njerëzve të vendit dhe të së ardhmes. Prandaj, serioziteti, saktësia programore, dija, qartësia, besimi janë garancia që duhet me lanë në “kasafortën e sigurisë” të kryefuqisë demokratike, kushdo që don me ba një vepër të mirë për të ardhmen e qytetarëve të vendit ma të varfën të Europës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38