All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kastriot Dermaku gjithnjë e më pranë Parmës

Kastriot Dermaku gjithnjë e më pranë Parmës
All - Paragraf - 1

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Kastriot Dermaku, është shumë pranë transferimit te Parma.

All - Paragraf - 3

Mbrojtësi i qendrës bëri një sezon shumë të mirë me Cosenza-n, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Kontrata e tij skadon në verë dhe kjo ka bërë që shumë ekipe në Serinë A e nga Turqia të interesohen për të. Cosenza i ofroi rinovim me dyfishin e pagës, por shqiptari nuk pranoi.

Media italiane ‘Parmalive’ e bën të kryer kalimin e lojtarit te klubi historik i Italisë.

Mbrojtësi gjendet në Durrës me përfaqësuesen, nën urdhrat e trajnerit Edy Reja.

Dermaku pritet të jetë blerja e parë e klubit italian, që po vëzhgon me vëmendje për prapavijën edhe sllovakun Martin Skrtel.

Të fundit