All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kastrioti Islami thotë se nuk e duron dot parlamentin e sotëm

Kastrioti Islami thotë se nuk e duron dot parlamentin e sotëm
All - Paragraf - 1

Ish-deputeti demokrat Kastriot Islami në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se prej vitesh nuk i ndjek seancat parlamentare. Ai thekson se  shqiptarëve duhet t'ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës dhe dëgjojnë që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizimi.

All - Paragraf - 3

Ka kohë, por sidomos këtë parlament nuk e ndjek më. Kështu që kërkoj ndjesë për injorancën time.Nuk e ndjek qëkur isha edhe vet brenda dhe largohesha, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish me rekorde kriminale, oligarkësh që nuk e meritonin të ishin në ato vende dhe manjatësh të mediat që kishin ardhur aty thjeshtë për të shtuar pasuritë e tyre. Kjo më detyronte të flisja shumë rrallë. Madje kërkoja ndjesë që flisja një herë në 6 muaj. Që atëherë nuk e ndjek më parlamentin”, deklaroi Islami.

Kur u pyet nga gazetarja Beti Njuma se kush mbështet nga më shume oligarkë mediatike, Islami u përgjigj:

Sigurisht që PS-ja. Është hera e parë që është strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam qenë aty kur është organizuar. Është organizuar me dashje, me qëllim ehde shumë qartaz. Është turp i madh që Shqipëria është renditur në vendet që kanë bërë dekreiminalizimin. Shqiptarëve duhet t'ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizmi. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka pësuar këtë”, sqaroi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=CtT-rB1q0yQ

Të fundit