Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo braktis LSI-në dhe i bashkohet PS, përqafime me Veliajn krah Sadri Abazit

Një tjetër personazh i showbizz-it shqiptar i është bashkuar PS.

Këngëtari Klevis Bega, i njohur ndryshe edhe si Kastro Zizo është bërë zyrtarisht pjesë e PS.

Ai sot u shfaq në një aktivitet të PS në njësinë nr. 4 krah kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe deputetin Sadri Abazi.

“Edhe unë dua të jem brenda njerëzve që janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta. Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’ësht e partisë time. Suporti është maksimal”, tha këngëtari.

Kujtojmë se më herët, Zizo ka qenë i aktivizuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të fundit