All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Katalanasit vendosin sot me votë nëse do rikthejnë në pushtet mbështetësit e pavarësisë

Katalanasit vendosin sot me votë nëse do rikthejnë në
All - Paragraf - 1

Qendrat e votimit u hapën sot në Katalonjë ku zgjedhësit do të vendosin nëse indipendentistët duhet të rikthehen në pushtet në rajonin e tyre, dy muaj pas shpalljes së një Republike të Katalonjës që tronditi Spanjën.

All - Paragraf - 3

“E gjithë vëmendja është përqendruar në faktin nëse procesi i pavarësisë do të vazhdojë apo do të ndërpritet në këtë rajon verilindor të Spanjës”, thekson politologu, Joan Botella.

Para hapjes së qendrave të votimit në orën 09:00 (08:00 GMT), zgjedhësit, të cilët kishin vendosur të votonin para se të shkonin në punë, ishin të shumtë në Barcelonë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20:00 (19:00 GMT) dhe të gjithë analistët presin një pjesëmarrje rekord.

Zgjedhjet u thirrën nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili e ka vendosur rajonin nën mbikëqyrje pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti rajonal, gjë që shqetësoi Evropën.

Të fundit