Flash News

KRYESORE

Katalonjë/ Policia spanjolle arreston 9 persona, po planifikonin sulme

Katalonjë/ Policia spanjolle arreston 9 persona, po planifikonin sulme

Policia spanjolle arrestoi nëntë persona të cilët akuzohen se po planifikonin disa sulme të dhunshme, në përvjetorin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës.

Policia i përshkroi të dyshuarit si separatistë katalanas dhe tha se ata po bënin komplot për sulme më 1 tetor.

Dy vjet më parë u mbaj referendumi për pavarësinë e Katalonjës, i cili është u shpall i paligjshëm nga gjykata spanjolle.

Autoritetet bastisën dhjetë banesa në Barcelonë, Sabadell dhe Santa Perpetua de Mogoda, ku gjetën materiale për bërjen e bombave.

Referendumi i paautorizuar i Katalonjës më 2017 ka sjellë një krizë të vazhdueshme politike në Spanjë.

Rajonit iu pezullua autonomia për gati shtatë muaj nga Madridi, për shkak të përpjekjes së dështuar për pavarësi.

Të fundit