Flash News

KRYESORE

Kate apo Meghan, cilën do më shumë? Mbretëresha e tha fjalën e saj

Me afrimin e dasmës së princit Harry dhe Meghan Markle, ka filluar të flitet dhe për afrimitetin e Mbretëreshes me dy nuset. Kate apo Meghan? Mesa duket Mbretëresha preferon më shumë Kate.

Në mënyrë që të bëhej dasma, Mbretëresha duhej të jepte miratimin e saj zyrtar si pjesë e Aktit Mbretëror të Martesave të vitit 1772, i cili kërkon lejen e mbretit për çdo martesë mbretërore. Kështu ajo shkroi një letër pëlqimi që u zbulua në një mbledhje të Këshillit në Buckingham Palace. Menjëherë njerëzit filluan të spekulojnë se letra provon se Mbretëresha do më shumë Kate.

“Unë deklaroj pëlqimin tim për një kontratë martesore midis nipit më të dashur, princit Henrik Charles Albert David nga Uellsi dhe Rachel Meghan Markle,” shkruhej në deklaratën e saj.

Ndërkohë njërezi filluan të bënin krahasime me letrën e pëlqimit që Mbretëresha i ka bërë Kate Middleton para se të martohej me princin William.

Kur e krahasojmë letrën e Kartës së Deklarimit për Dukeshën e Kembrixhit, përdoret e njëjta gjuhë – thjesht duke iu referuar si “Catherine Elizabeth Middleton”.

Të fundit