Flash News

KRYESORE

Kate Middleton e kombinuar me ngjyrat që janë në trend këtë vjeshtë

Dukesha e Kembrixhit është padiskutim një ikonë stili dhe çdo element në dollapin e saj kombinohet kaq perfekt me stinën, me ngjyrat dhe me trendet.

Teksa ka marrë pjesë në S'hout's Crisis Volunteer celebration' në " Troubadour White City Theatre" ajo dukej perfekt me zgjedhjen që kishte bërë për të kompletuar veshjen e saj.

Për këtë event, Dukesha zgjodhi një xhaketë me kuadrate të "Jason Wu"me një bluzë të thjeshtë të bardhë, të pangarkuar dhe pa detaje të panevojshme. Teksa për pantallona kishte bërë një zgjedhje të zgjuar të markës "Joseph" në ngjyrën lejla.

Një palë këpucë të zeza të "Gianvito Rossi-t" dhe bizhuteritë që kishte vendosur si aksesorë plotësuses, e bënin Dukeshën e Kembrixhit të shkëlqente.

Të fundit