Flash News

KRYESORE

Katër deputetët e Vetëvendosjes dalin sot para gjykatës

Katër deputetët e Vetëvendosjes dalin sot para gjykatës

Katër deputetët nga Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli kanë dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, të akuzuar për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm janë edhe Flora Brovina e Blerta Deliu, si palë të dëmtuara.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte parashikuar të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

 

Të fundit