Flash News

KRYESORE

Katër ditë para zbarkimit në Tiranë, Cakaj takim me Mathew Palmer

Katër ditë para zbarkimit në Tiranë, Cakaj takim me Mathew

Ministri i Jashtëm me kompetenca të deleguara, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë në SHBA, ku po takohet me zyrtarë të niveleve të ndryshme. Raportohet se sot ai ishte në Departamentin Amerikan te Shtetit, ku u prit nga Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, .

Kreu i doplomacisë shqiptare u shpreh se Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.

Takimi i Cakajt me Palmer vjen katër ditë para vizitës së tij në kryeqytet, për tu njohur me ngërçin politik në vend. Palmer do të takohet me Ramën, Bashën dhe Metës në një kohë që në Maj do të zbarkojë në kryeqytet edhe një tjetër zyrtarë i lartë amerikan, Jonathan Moore.

Të fundit