Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Katër gjetjet kryesore të votave të pavlefshme të 2017; pse heshtin PS, PD dhe LSI?
Në takimin me 24 qershor me deputetët evropian monitorues në zgjedhje u desh të jepen sqarime të hollësishme për klauzolën, se çdo votë tjetër, (votë kundër të gjithë kandidatëve, votë pro një subjekti apo kandidati që nuk është në fletën e votimit, vota e bardhë, etj) sipas Kodit Zgjedhor shqiptar konsiderohet votë e pavlefshme. E thotë neni 117 i Kodit. 90% të vendeve evropiane dhe 100% e vendeve anëtare në BE kanë formulime të ndryshme, – vota kundër, vota e bardhë, vota e protestës, vota për një kandidat apo subjekt që nuk është në fletëvotimi, konsiderohet votë e rregullt, numërohet si alternativë dhe reflektohet në dokumentacionin zgjedhor. Në Shqipëri jo. Duhet të votosh patjetër njërin prej subjekteve në fletëvotimi, ta votosh qartë, dallueshëm dhe pa dilemë, – ndryshe vullneti yt qytetar, ligjor e kushtetues konsiderohet zyrtarisht “i pavlefshëm”!
Tabela bashkëngjitur ilustron të dhënat e votës së pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, 2013 dhe 2017.
Gjetjet kryesore? Po, të paktën katër.
E para, më 2013 kishte 66 subjekte elektorale, më 2017 vetëm 18, pra shanset për ta ngatërruar votën dhe subjektin më 2017 ishin të paktën 3.6 herë më të vogla, por referuar të dhënave të KQZ, më 2017 kemi 9513 vota të pavlefshme më shumë sesa më 2013. Çfarë ka ndodhur? E dinë komisionerët e partive dhe numëruesit besnikë të tyre!
E dyta, sipas Kodit Zgjedhor, neni 161 nocioni i votave të pavlefshme është përjashtuar në kategoritë përcaktuese në ndarjen e mandateve parlamentare, pasi sipas nenit 162, në ndarjen e mandateve llogariten vetëm votat e vlefshme. Po kur diferenca për mandatin e fundit parlamentar është më e vogël sesa numri i votave të pavlefshme, a ka një bazë të qëndrueshme verifikimi dhe rinumërimi? Natyrisht që duhet të ketë. Në këto zgjedhje asnjë subjekt politik nuk e ka ngritur si pretendim, gjë që na shtyn të besojmë se votat e pavlefshme kanë qenë kundër tyre, pra kundër 18 subjekteve, pra votë politike për alternativë tjetër.
E treta, harta e votave të pavlefshme rritet në mënyrë disproporcionale midis qarqeve me nivel më të lartë informimi, – jo rastësisht kryeson Tiranë, e cila me mbi 8 mijë vota të pavlefshme de facto ka votat e një mandati parlamentar më pak. Ky lexim cilësor dmth, se vota e pavlefshme nuk lidhet me nivelin e informimit të qytetarëve, por me mënyrën e reagimit të tyre ndaj partive politike dhe ofertave elektorale.
E katërta, nga mbi 33 mijë vota të pavlefshme kemi të paktën 3 mandate parlamentare të “zgjedhura” nga votat e pavlefshme, – përfaqësimi i të cilave për shkak të Kodit, u shkon partive të mëdha, kryesisht tri partive kryesore, PS, PD e LSI. Sa më e vogël diferenca e tyre për një mandat parlamentar, aq më shumë ndikim kanë votat e pavlefshme dhe votat e parregullta.
Tabela nxjerr në pah nevojën për përmirësime në Kodin Zgjedhor dhe sistemin përfaqësues, – nevojën për më shumë transparencë në administrimin dhe numërimin e votave, nevojën për de-politizimin e strukturës së administrimit zgjedhor, nevojën për më shumë alternativa votimi edhe në rastet e votës së bardhë apo votës për një subjekt tjetër elektoral, nevojën për fushatë më informuese për grupe të caktuara qytetarësh dhe detajet e sistemit të votimit, si dhe nevojën për investim të gjithanshëm demokratik, – tek partitë, tek komisionerët, tek zgjedhësit, tek media dhe tek e gjithë shoqëria. (Vota.al)

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38