Flash News

KRYESORE

Katër grupet në PS që do të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë

Katër grupet në PS që do të përcaktojnë të

Kryeministri Edi Rama ka ngritur katër grupe me deputetë të PS-së, të cilëve nuk u janë ngarkuar vetëm punët e brendshme të partisë, por edhe ato shtetërore.

Grupet që Rama ka ngritur kanë për detyrë të përgatisin raporte dhe dokumenta për investimet në infrastrukturë, reformën në administratë dhe në dhënien e licensave. Ky lloj organizimi do të përcaktojë edhe të ardhmen e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme në drejtimin e PS.

Më poshtë grupet e PS:

Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro.

Duhet të përgatisin Dokumentin Kombëtar mbi problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, në konsultim edhe me të gjithë kryetaret e bashkive, pa dallim ngjyrash partiake, pra një dokument sintezë të 12 raporteve të drejtuesve të qarqeve.

Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu.

Duhet të analizojnë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një Dokument Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore. Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektoriateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale; me propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese

Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito.

Duhet të përgatisin Dokumentin e Rekomandimeve për Derregullimin, mbi një analize tërësore të numrit të licencave e dokumenteve që kërkohen në këtë vend për të marrë të drejta, apo shërbime nga shteti.

Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami.

Duhet të analizojnë dhe të përmbledhin në një raport sa më të plotë për Asamblenë kombëtare, gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi nën dritën e rezultatit të 25 qershorit.

Të fundit