Flash News

KRYESORE

Katër hapat për të eliminuar shpejt aknet në fytyrë

Katër hapat për të eliminuar shpejt aknet në fytyrë

Ndiqni këto 4 metoda dhe i jepni fund pritjes torturuese që ato të zhduken vetë.

Filloni me acid salicilik

Trajtimet e zakonshme të akneve nuk funksionojnë me aknet cistike të cilat ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës suaj. Në vend të tyre lyeni lëkurën me një larës me acid salicilik për të eliminuar yndyrën e tepërt dhe për të lënë një rrugë të pastër për produktet e tjera, nëse keni lëkurë të thatë, përdorni një larës të zakonshëm dhe larësin më acid salicilik vetëm në pikat problematike.

Mposhtni enjtjen

Temperaturat e ulëta ndihmojnë në ngushtimin e enëve të gjakut kështu që mbështillni një kub akulli me një pecetë dhe vendoseni sipër të ënjturës për ta qetësuar atë.

 Eleminoni bakteret

Peroksidi i benzolit shkatërron bakteret që shkaktojnë akne dhe që kanë ngecur në folikula dhe shkaktojnë inflamacion. Për të parandaluar irritimin, vendosni një krem hidratues fillimisht dhe vijoni me aplikimin e një shtrese fare të hollë kremi me peroksid benzoli me përqindje fare të ulët. Nëse ndjeni djegie, shpëlajeni menjëherë.

Eliminoni skuqjet

Kremrat pa recetë me hidrokortizon përmbajnë steroide që mund të ndihmojnë në tkurrjen e akneve dhe qetësimin e skuqjeve. Sa më gjatë ta lini, aq më efektiv do të jetë. Vetëm prisni fillimisht që të jetë tharë peroksidi i benzolit. Telegrafi

Të fundit