Flash News

KRYESORE

Katër kryeministra munguan në Samitin e Durrësit, Berisha: Ka vetëm një shkak

Katër kryeministra munguan në Samitin e Durrësit, Berisha: Ka

Ditën e djeshme u mbajt në Durrës Samiti me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”, me pjesëmarrje të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerit Johannes Hahn.

Por, katër prej tyre nuk u paraqitën në këtë takim, veç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Në një reagim në ‘Facebook’, Berisha tregon se katër prej kryeministrave të ftuar nuk morën pjesë vetëm për një shkak.

Reagimi:  

Me pak se gjysem takimi!

Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak:

munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote!

Të fundit