Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Katër lëvizjet e fundit të Besim Hajdarmataj; A janë këto arsyet e shkarkimit nga Arta Marku?
Besim Hajdarmataj është shkarkuar sot nga Prokurororja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Prokurori i Krimeve të Rënda i cili po heton dosjen “Tahiri-Habilaj”, edhe ditët e fundit para shkarkimit, po hetonte për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Grupi i prokurorëve me 31 prill mori dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.
Po ashtu, në fillim të majit në prokurori u mor në pyetje dhe ish-truproja e Saimir Tahirit Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje. Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.
Prokuroria e krimeve të Rënda mori në pyetje të hënën dhe Orest Sotën. 25-vjeçari u ndalua nga policia në nëntor të vitit të kaluar pasi në makinën me të cilën ai po udhëtonte u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ndërsa ditën e djeshme u mor në pyetje shoferi i Saimir Tahirit Gentian Caka . Ai është pyetur për dy patentat për mjete lundrimi të Tahirit dhe bashkëshortes së tij, të gjetura në makinën e biznesmentit nga Elbasani, Orest Sota, bashkë me një shumë prej 863 mijë eurosh cash.
A janë katër lëvizjet e fundit të Hajdarmataj shkak për shkarkimin e tij?/Politiko.al/