Flash News

KRYESORE

Katër ministri në Kosovë mbeten pa ministra

Katër ministri në Kosovë mbeten pa ministra

Katër ministri në Kosovë kanë mbetur pa ministra. Kjo situatë në Qeverinë e Kosovës vjen si pasojë e vendimit të Listës serbe për të dalë nga qeveria, si edhe pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj.

Gazeta ‘Zëri’, shkruan se për postin e ministrit të Brendshëm po lakohen dy emra: Florian Qehaja dhe Fatmir Matoshi. Megjithatë nga AKR-ja kanë thënë se ende nuk dihet se kush dhe kur do të vijë në këtë pozitë.

Dikasteret që kanë mbetur pa ministra pasi drejtuesit e tyre tashmë janë larguar nga Qeveria (deklarativisht), janë Ministria për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiq), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviq) dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo).

Pa drejtues aktualisht është edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila deri më tash drejtohej nga ministri i AKR-së, Flamur Sefaj.

Ndërsa sa i takon Listës Serbe, përfaqësuesit e koalicionit kanë vlerësuar se vazhdon të jetë në qeverisje pasi zyrtarisht ende nuk është dorëhequr.

Të fundit