Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Katër parashikimet e Mustafa Nanos për 2019; nga protesta e studentëve te krisja Rama - Veliaj
Analisti Mustafa Nano, në puntatën e fundit të emisionit ‘Provokacija’ ka bërë disa parashikime se çfarë do të ndodh në vitin 2019 në planin politik.
Mes të tjerave, ai theksoi se protesta e studentëve do të shuhet dhe se krisja mes Ramës dhe Veliajt do të thellohet më shumë.
“Doni t’ju bëj disa parashikime për vitin e ardhshëm në planin politik? Mirë atëherë, po provoj. Viti i ardhshëm do fillojë me shpërbërjen e protestës studentore, e cila, sidoqoftë, mund të quhet e dobishme. Sepse së pari, ekspozoi problemet që ekzistojnë brenda sistemit tonë universitar, së dyti u bë shkak që të bëhen një numër ndërhyrjesh brenda këtij sistemi, dhe së treti e rifreskoi disi jetën publike shqiptare që ishte shndërruar në një ligatinë nga cepi në cep.Por protesta nuk i dha asnjë goditje sistemit politik, e në përgjithësi rendit të gjërave. Pas kësaj proteste, të vjen të recitosh vargjet e njohura: Selanik e tatëpjetë/siç ka qenë do të jetë. Edi Rama do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit. E do tentojë të marrë një mandat të tretë. Për këtë gjë po punon si në ethe. Nuk është se ka në kokë objektiva për të arritur. Jo, jo, ka vetëm tahmanë për pushtet dhe nuk merret vesh se për çfarë i duhet ky pushtet kur nuk ka fuqi të largojë qoftë edhe një ministër në një kohë që do duhej t’i largonte të gjithë”, u shpreh Nano.
Një tjetër ngjarje interesante për Nanon do të jetë përplasja Rama-Veliaj.
“Tani, ai vërtet nuk ka fuqi të largojë një ministër, por Erion Veliajn mund ta largojë. Ky i fundit i është bërë halë në sy. Sepse po e sfidon Frenkeinsteinin e vet, që është Rama, dhe kjo gjë në Partinë Socialiste është bërë zakon. E bëri edhe Rama me Nanon. Viti që vjen pra do të jetë viti i përplasjes së madhe mes Ramës e Veliajt. Ramës i ka shkuar në mendje ta largojë Veliajn, por edhe aq të lehtë nuk e ka. E di shumë mirë se nëse Veliaj mbetet në krye të bashkisë së Tiranës, është keq. Por edhe ta largojë prej andej, është po njësoj keq. As Veliaj nuk e ka të lehtë të zgjedhë në këtë situatë. Letrat janë zbuluar tanimë, dhe si t’i shpallë luftë Ramës, si të vendosë t’i bëhet rrogoz atij, ai rrezikon po njësoj. Ngado që t’i vijmë vërdallë këtij diskutimi, është e sigurtë që do të kemi një luftë civile brenda partisë socialiste. Një luftë “të përgjakshme”. Ushtritë janë duke u rreshtuar”, tha ai.
Nga ana tjetër kemi opozitën. Për Mustafa Nanon, Basha duhet të tregojë që është lider dhe për ta bërë këtë duhet të mundë Berishën.
“Në krahun tjetër, Lulzim Basha po rropatet shumë, por nuk po nxjerr gjë në dritë. Dhe nuk ka për të nxjerrë gjë në dritë, nëse nuk vendos të bëhet lider. Ai duhet t’i bindë njerëzit se është një lider. Ka pesë vjet që po i thuhet kjo gjë. Kjo është më e para gjë që duhet të bëjë. Dhe me këtë, të kuptohemi, ai nuk ka të sigurtë fitoren. Jo, thjesht i jep një shans vetes. Por pa këtë çdo gjë është e kotë. Asnjë shans nuk ka.
Lind pyetja: Ç’do të thotë të bëhet lider? Tani, kjo do të thotë shumë gjëra, por mund të fillohet me një gjë. Basha duhet të mundë Berishën. Dhe kjo nuk është një tekë e imja, apo e njerëzve si unë. Është një mënyrë për të provuar leadership. Kush e ka parë PD-në me dyshim, nuk ka pse të ndryshojë mendim tani, teksa sheh se Basha nuk ka fuqi t’i marrë Berishës as ditën e enjte. E keni vënë re që ditën e enjte, qoftë në parlament, qoftë nëpër studiot televizive, qoftë në rrjetet sociale, ai që duket, ai që ftohet, ai që bën protagonistin, ai që bërtet, është Berisha? Prandaj, apeli im për Bashën është: Munde Berishën. Nuk them: shkatërroje, poshtëroje, hidhe në koshin e plehrave të historisë. Kjo do ishte shumë për ty. Do të të binte të fikët edhe ta mendoje. Them: munde, sfidoje, kapërceje, injoroje. Ndryshe, askush nuk ka për të të marrë seriozisht ndonjëherë. E kanë më kollaj të ndjekin Rudina Hajdarin sesa ty”, u shpreh ai.
Përsa i përket LSI-së, Nano nuk përjashton që të fillojë një “luftë civile” brenda familjes Meta.
“Në krahun tjetër është edhe LSI-ja, por edhe këtu gjërat janë të lexueshme. Më të lexueshme nuk i bën nëna. Aty komandon Monika Kryemadhi, komandon pa më të voglin problem, por nëse LSI-ja del keq në zgjedhjet e ardhshme lokale, atëherë ky do të ishte një sinjal i keq për këtë parti. Dhe ai që do ta vuante më shumë këtë situatë do të ishte Ilir Meta. Sepse do fillojë të mendojë që në fund të mandatit presidencial mund ta gjejë LSI-në të shpërbërë, të shkërrmoqur.
Nuk do të ishte çudi, atëherë, që për të shpëtuar LSI-në, e cila është e vetmja gjë që vlen për Ilir Metën në këtë botë, ky i fundit ta lërë presidencën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dhe të rimarrë LSI-në. Nëse Monika nuk do të hedhë vickla, kuptohet. Sepse nuk duhet përjashtuar as një “luftë civile” brenda familjes Meta. Dhe ka për të qenë gallatë, nëse ka për të ndodhur një luftë civile e tillë. Por sido që të jetë, në fund fare do të jetë Meta fituesi. Dhe ky i fundit do të futet në zgjedhje në krah të Berishës. Për të mundur Edi Ramën. Dhe kështu, do jemi në pikën që merr kuptim dialogu i famshëm tosk: Ku ishim? Asgjëkund. Çfarë bëmë? Hiçasgjë.
Vështrim pesimist? Kështu mund t’ju duket juve. Mua më duket realist”, përfundoi ai.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38