Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Katër postime në një minutë, Xhafaj sfidon opozitën, u përgjigjet mesazheve dhe hesht për arsyen e dorëheqjes
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nëpërmjet katër postimeve në Tëitter në një minutë, i është përgjigjur opozitës, ka falenderuar të gjithë ata persona që e mbështesin nëpërmjet mesazheve, por hesht për arsyen e vërtetë të dorëheqjes.
“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që s'mund të kuptojë dot se ka dhe njerëz në politikë që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, shkruan Xhafaj në statusin e parë.
Ndërsa sfidon opozitën që tashmë që nuk është më ministër të provojnë akuzat ndaj tij. “Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”, shkruan më tej Xhafaj.
Ish ministri falenderon të gjithë mbështetësit për mesazhet inkurajuese duke shkruar: “Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”.
Më tej i falenderon socialistët dhe partnerët me të cilët ka punuar gjatë kësaj periudhe.
“Këto orë kam marrë me qindra sms vlerësimi e respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por dhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, që kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje”, shkruan Xhafaj.