All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Katër pyetjet e Palokës për Fatmir Xhafën: Përgjigjet duhet ti bëjë publike

Katër pyetjet e Palokës për Fatmir Xhafën: Përgjigjet
All - Paragraf - 1

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar sa i takon deklaratave të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ditën e sotme në Elbasan.

All - Paragraf - 3

Paloka tha se është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më pare.

“Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria dhe krimit do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi I vendit dhe një Ministër i Brendshëm në krye të trafikut të drogës, që sot duhet të ishte në burg”, deklaroi Paloka.

Më tej, ai tha se Xhafaj duhet t’i japë përgjigje katër pyetjeve.

“A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë?

A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit?

A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge?

A e ka regjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?”, deklaroi Paloka.

Nënkryetari demokrat e mbyll reagimin e tij duke thënë se “nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë”.

Të fundit