Flash News

KRYESORE

Katër të shtëna në lokalin e natës në Dhërmi, kush është autori i arrestuar

Katër të shtëna në lokalin e natës në Dhërmi,

Të shtëna me armë u shënuan mbrëmjen e djeshme në Dhërmi në një lokal nate. Policia e Himarës ka dhënë detaje nga ngjarja e cila ka çuar në pranga një 23-vjeçar.

Sipas policisë, nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Të fundit