Flash News

KRYESORE

Katër vende të lira pune, kryeministria hap aplikimet 

Kryeministria ka njoftuar hapjen e aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të komisionit të prokurimit publik. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet ndër të tjerash se ‘në vijim të vendimeve të Kuvendit për mosmiratimin e kandidaturave të dërguara për miratim në Dhjetor 2017 rishpallim njoftimin për aplikim për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik për 4 (katër) pozicione’.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 10 prill ndërkohë që në njoftimin në fjalë, janë publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, dokumentet që ata duhet të dorëzojnë si dhe mënyrën si do të bëhet vlerësimi i tyre.

Të fundit