Flash News

KRYESORE

Katica Janeva kërkon lirimin nga paraburgimi, jep si garanci 3 apartamente

Katica Janeva kërkon lirimin nga paraburgimi, jep si garanci 3 apartamente

Ish prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi. Ajo ka deklaruar se nuk do të arratiset dhe ofron si garanci 3 apartamente. Prokurorja ka kërkuar një masë më të butë dënimi, për shkak të përkeqësimit të shëndetit në burg.

Ndërkohë, avokatja e Janevës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për të shfuqizuar masën e paraburgimit. Kjo masë dënimi prej 30 ditësh marrë për Katica Janevën skadon të premten dhe Prokuroria e Krimit të Organizuar po analizon nëse ish-shefes së Prokurorise Speciale do t’i zgjatet apo t’i zëvendësohet paraburgimi me masë më të butë.

Prokurorja Janeva bashkë me Bojan Jovanovskin dhe Zoran Mileski -Kiçec, janë të dyshuar ne rastin “Zhvatja”, për marrjen e një milion e gjysmë eurove, për shfuqizimin e paraburgimit të nje biznesmeni.

Të fundit