Flash News

KRYESORE

Kaubojsi prezanton 'tre musketierët' e listës së Lezhës

Kaubojsi prezanton 'tre musketierët' e listës së

PBDKSH, partia e deputetit socialist Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si Kaubojsi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp shpall edhe tre emrat e parë në lista, si kandidatura për deputet në Qarkun e Lezhës.

Ata janë, sipas njoftimit, Eduart Ndocaj, Kryetar dhe kryesues i Listës së PBDKSH për Qarkun Lezhë.

Lore Leka, Kryetar i PBDKSH Dega-Kurbin dhe kandidat i Listës.

Tom Bitraj, kandidat i Listës dhe Kryetar i Milotit.

"Është hera e parë dhe ekskluzive që PBDKSH prezanton edhe emrat e parë të Listës së Lezhës", thuhet në njoftim.

Lajmi nuk përbëjnë tri kandidaturat.

Kaubojsi, edhe pse thotë çdo ditë dhe pa ia kërkuar kush, se është rreshtuar me opozitën, krejt ndryshe nga Opozita shpall listat e kandidatëve për deputetë. Nuk mund të jesh edhe me Opozitën edhe të paraqesësh listat e kandidatëve, sa kohë vendimi politik i opozitës është tjetër.

Gjëja e dytë që bën përshypje është fotoja e tre kandidatëve të Partisë së Bashkimit Demokristian Shqiptar.

Personazhet e bëjnë piktoreske dhe e meritojnë votën vetëm për foton.

Të fundit