Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuar pritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë.
Fatjona Mejdini
Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është ulur të pijë kafen e mëngjesit në lokalin e fshatit, kujton se të vjetrit e kësaj zone i druheshin dy situatave që mund të ndodhnin pas vdekjes së tyre.
“Në anët tona dy janë mallkimet më të rënda: të të shuhet varri ose të të mbushet me ujë. Me sa duket, neve do të na ndodhin të dyja”, thotë ai.
Që prej një viti e gjysmë, kur morën lajmin se afër njësisë së tyre administrative do të ngrihej hidrocentrali i Poçemit me një digë 25 metra të lartë dhe 200 metra të gjatë, jetët e banorëve të Kutës u turbulluan përgjithmonë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në prill të vitit 2016 ka pranuar një ofertë të konsorciumit turk “Kovlu Energji” për të ngritur në lumin Vjosë një HEC të dytë, pas atij të Kalivaçit, i cili qëndron i papërfunduar prej vitesh.
Kontrata koncesionare është publikuar në buletinin e njoftimeve publike në Dhjetor të vitit 2016 dhe vlera e përgjithshme e investimit është llogaritur të jetë rreth 110 milionë euro.
Nga ky projekt, jo vetëm varret e të parëve, por edhe toka bujqësore e rreth 3500 banorëve të Kutës, Çorushit, Anëbregut dhe Drizarit do të përmbyten përgjithmonë.
Lavdosh Merkaj, një banor i Kutës, i cili ka dy hektarë tokë, ku mbjell jonxhë, grurë, ullinj dhe dru frutorë, e mban me to një familje me pesë persona, thekson se përmbytja e tokës do të thotë fundi i jetës së tyre.
“Ne nuk na mbetet më asgjë për t`u ushqyer. Ndërtimi i HEC-it në Poçem është dhe fundi jonë”.
Romina Mustafaraj, administratore e njësisë administrative të Kutës, thekson se 95% e banorëve të zonës jetojnë përmes bujqësisë dhe blegtorisë dhe e ardhmja e tyre vendoset në pikëpyetje të madhe nga ndërtimi i HEC-it.
Por banorët e kësaj njësie nuk janë të vetmit, të cilët ndikohen nga ndërtimi i hidrocentralit. Ngritja e tij do të shkaktonte përmbytjen e tokave dhe fqinjëve të tyre në bashkinë e Selenicës.
Kryetari i bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, thekson se më shumë se 70% e tokave bujqësore të pesë fshatrave të njësisë vendore Sevaster dhe dy të njësisë së Vllahinës përllogariten të përmbyten përgjithmonë.
Mbi 3000 banorë në këtë bashki pritet të humbasin të vetmen mundësi që u krijon të ardhura për të jetuar.
“Nuk e kuptoj se ku do të shkojnë dhe me çfarë do të jetojnë këta banorë. Askush nuk ka menduar për efektin ekonomik të kësaj vepre, lëre pastaj për atë kulturor dhe dramën që sjell shpërngulja”, thekson ai.
Në total janë rreth 8,500 banorë, të cilët humbasin në mënyrë të përhershme mjetet për të siguruar jetesën dhe mbi 2500tokë bujqësore që zhyten në ujë nga ndërtimi i këtij HEC-i.
Beteja për ndalimin e HEC-it vijon
Më 2 Maj të vitit 2017, banorët e zonave të ndikuara morën lajmin e shumëpritur se Gjykata Administrative kishte vendosur ndalimin e punimeve për HEC-in në Poçem.
Vendimi i gjykatës kishte gjithashtu një rëndësi të madhe edhe për shoqërinë civile në Shqipëri, pasi kjo ishte hera e parë që një çështje mjedisore shkonte në gjykatë.
Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, EcoAlbania, ishte në krye të përpjekjeve të informimit dhe sensibilizimit të komunitetit mbi pasojat e kësaj vepre, duke iniciuar dhe procesin e suksesshëm gjyqësor.
Në tetor të vitit 2016 kjo organizatë u mbështet me një grant njëvjeçar nga LëvizAlbania, projekt i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe që zbatohet nga konsorciumi i tri organizatave, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan.
Si pasojë e ndihmës së marrë dhe angazhimit për çështjen, EcoAlbania u mbështet në këtë padi nga 38 banorë të zonave që preken dhe dy organizata ndërkombëtare, mjedisore, Riverwatch dhe EuroNature.
Argumenti kryesor i banorëve dhe shoqërisë civile, i pranuar nga gjykata, për të konsideruar të pavlefshme vendimet e agjencive dhe ministrive për HEC-in e Poçemit ishte mungesa e konsultimit me banorët e prekur. Në një kohë kur këta banorë nuk kishin asnjë informacion mbi ndërtimin e HEC-it, në vend të tyre ishin konsultuar banorë të qytetit të Fierit, të cilët nuk kanë asnjë ndikim nga ndërtimi i tij.
Banorët e Kutës ende nuk e harrojnë tronditjen që patën, kur u njoftuan për vendimin e ministrisë për ngritjen e hidrocentralit, të marrë mbi dokumente të falsifikuara në lidhje me prezencën e tyre në takime konsultuese.
Romina Mustafaraj thekson se ndihma e EcoAlbania ishte thelbësore, jo vetëm për sensibilizimin e banorëve mbi situatën, por edhe të njësive të qeverisjes vendore, të cilat gjithashtu ishin në terr të plotë në lidhje me planet e qeverisë.
“Nuk ekziston asnjë shkresë e vetme lidhur me këtë vendim e dërguar nga shteti shqiptar në vitet e fundit që të na njoftonte ne si njësi vendore”,thekson ajo.
Kryebashkiaku i Selenicës gjithashtu pohon të njëjtën gjë. “Është fyese se si ne, si përfaqësues vendorë të një zone të prekur, mos të njoftohemi asnjëherë të vetme në lidhje me një nismë kaq ndikuese për komunitetin që përfaqësojmë”, shtoi ai.
Por vendimi i gjykatës konsiderohet nga banorët dhe organizatat vetëm një betejë e fituar në rrugën e gjatë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, me pretendimin se Gjykata e Shkallës së Parë e anuloi ndërtimin e veprës për arsye procedurale dhe jo thelbësore.
Francesca de Chatel, drejtoreshë e “Revolve Water”, një organizatë me qendër në Bruksel që ka në fokus komunikimin e vlerave të ujit, thekson se përpjekjet për të mos lejuar ngritjen e digave në Vjosë duhet të vijojnë.
Sipas saj, Vjosa është një ekosistem i integruar dhe për pasojë ndërtimi i një dige të vetme në secilën prej pjesëve të rrjedhës së saj kishte potencialin të ndikonte në të gjithë florën dhe faunën e lumit.
Gjykata vendosi për një çështje të vetme, por jo për parimin e ngritjes së digave në Vjosë, që do të thotë se projekte të tjera në lumë duke përfshirë dhe Poçemin mund të vijojnë.
Është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi për vlerat e Vjosës si një lumë i egër te shqiptarët dhe në nivel ndërkombëtar”, shtoi ajo.
Banorët e zonës janë të vendosur të mos e tolerojnë ndërtimin e HEC-it, duke paralajmëruar se protestat demokratike të çfarëdo forme do të vijojnë.
Guri Islamaj, një banor 69-vjeçar i Kutës, thekson se lugina e Vjosës, jo vetëm është një nga më të bukurat në vend, por është dhe e begatë duke iu krijuar banorëve rreth saj të gjitha kushtet për një jetesë dinjitoze.
“Fushat tona janë të begata dhe lumi është jeta jonë. Ne prej shekujsh kultivojmë ullinjtë, drithërat, drutë frutorë, peshkojmë dhe lahemi në lumë. Nuk do të lejojmë kurrë të na cenohet kjo pasuri e falur nga Zoti”,theksoi ajo.
Olsi Nika, drejtuesi i EcoAlbania thekson se organizata që ai drejton nuk do të heqë dorë asnjëherë nga ndihma për banorët e zonës.
“Do të mbështesim çdo aksion demokratik të banorëve dhe do të përdorim çdo formë ligjore për të shpëtuar lumin e fundit, të egër në Europë”, – theksoi ai. Ndërkohë LevizAlbania, ka rikonfirmuar vijueshmërinë e nismës së organizatës “Eco Albania” përmes instrumentit të vazhdimësisë që u aplikua për herë të parë në thirrjen më të fundit të projektit që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim.
Turizëm në këmbim të HEC-eve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duket gjithashtu e vendosur për të vijuar projektet e saj për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Vjosë. Një përfaqësues i ministrisë tha për mediat se Shqipëria, duke qenë deficitare në plotësimin e kërkesës me energji elektrike në masën rreth 30-40% çdo vit, është e detyruar të vijojë planin për ngritjen e dy HEC-ve të Kalivaçit dhe Poçemit.
Sipas tij, projektet për marrjen e energjisë përmes erës apo diellit janë gjithashtu të kushtueshme dhe incentivat stimuluese për këto investime rrisin çmimin për konsumin e energjisë elektrike.
“Qeveria po stimulon energjinë alternative në sasi të limituar që të përballohet nga tarifat aktuale të energjisë, duke marrë për bazë edhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe faktin se rritjet e çmimit fundor kanë gjithmonë impakt social”,tha ai.
Drejtoresha e “Revolve Water”, De Chatel, thekson se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga sigurimi i energjisë përmes diellit apo erës, në një kohë kur ndryshimet klimaterike nuk garantojnë më rreshje të rregullta.
“Me ndryshimet klimaterike, nivelin e ulët të shiut dhe niveleve të borës në rajonin e Mesdheut, furnizimi me ujë ka gjasa të mos jetë më i qëndrueshëm. Energjia përmes diellit dhe erës duket se është një alternativë më e qëndrueshme për të siguruar furnizimin me energji në Shqipëri”, theksoi ajo.
Sipas qeverisë, Vjosa gjithashtu mund të shfrytëzohet për turizëm dhe të shpallet Park Kombëtar nga Kalivaçi e sipër, e pandikuar nga fakti se në rrjedhën e saj të poshtme do të ndërtohen hidrocentrale.
Por mbajtja e Vjosës pa diga në të gjithë rrjedhën e saj tashmë është një kauzë, e cila ka frymëzuar qindra aktivistë mjedisorë, studiues, simpatizantë të sporteve ujore, shkencëtarë dhe intelektualë nga e gjithë bota.
Louis Seiller, korrespondent për Ballkanin i agjencisë franceze të lajmeve <em>Courrier des Balkans</em>, thekson se projektet energjitike në Vjosë janë përfituese vetëm në terma të shkurtër kohorë dhe nuk sigurojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve.
“Nëse digat ndërtohen, do të shkatërrohet dhe potenciali i fortë turistik që ka kjo zonë dhe për pasojë të ardhurat e mira që kjo krijon për banorët e luginës. Vjosa pa diga gjithashtu ka mundësinë që të përfshihet në trashëgiminë natyrore, europiane”, thotë Seiller.
Simon Battisti, një arkitekt dhe lektor amerikan i vendosur në Shqipëri, shpjegon se Vjosa është një mundësi e madhe për qeverinë për të riorientuar zhvillimin e vendit drejt turizmit.
Duke iu referuar një parashikimi të fundit të Bankës Botërore, turizmi në Shqipëri ka potencialin të krijojë 200,000 vende pune në vitin 2025 dhe ky, sipas Battistit, është një shans që nuk duhet humbur nga qeveria.
“Shqipëria ka potencialin të jetë një lider i natyrshëm në zhvillimin e turizmit rural brenda 10 viteve të ardhshme dhe kjo mund të nisë nga mbajtja e paprekur e luginës së Vjosës”,theksoi ai.
Banorët që jetojnë rreth lumit gjithashtu kërkojnë të zhvillojnë turizmin dhe bujqësinë, sipas tyre kjo do t’iu sjellë një të ardhme të mirë dhe do të bëjë që bukurinë e Vjosës ta prekin të gjithë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38