Flash News

KRYESORE

Kavaja ‘blindohet’ nga ambasadat e huaja ditën e zgjedhjeve

Kavaja ‘blindohet’ nga ambasadat e huaja ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kavajë duket se do të zhvillohen nën monitorimin e rreptë të vëzhguesve të ambasadave që ndodhen në vendin tonë.

Duke parë edhe situatën politike, ku opozita ka njoftuar se do të mbajë një protestë, të pranishëm ditën e diel në Kavajë do të jenë një numër i madh vëzhguesish.

Kështu mësohet se ambasada hungareze, daneze, sllovene, çeke, britanike dhe delegacioni i BE në Shqipëri kanë bërë kërkesë pranë KQZ-së për të pasur vëzhgues në Kavajë. 

Kujtojmë se ditën e diel në Kavajë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, pasi largimit të Elvis Roshit.

Po ashtu, në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita, e cila ka paralajmëruar edhe një protestë, ku mund të ketë edhe dhunë, dhe duket se pikërisht kësaj gjëje i druhen edhe ambasadat e huaja në vendin tonë.

Të fundit