Flash News

KRYESORE

Kavajë/ Digjet fabrika në pronësi të kryebashkiakut të qytetit

Një fabrikë dyshekësh është duke u djegur në Kavajë. Objekti i cili ndodhet në lagjen numër 5 të qytetit, është në pronësi të Gjergj Kralit, të atit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.

Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të shuar flakët, të cilat janë të mëdha.

Si pasojë e tyre, ka pasur shpërthime të lëndëve që përdoren për prodhimin e sfungjerit.

Ndërkohë që edhe pse në objekt ka pasur punëtorë, ata kanë dalë pa u dëmtuar.

Edhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bën evakuimin e zonës. Dyshimet e para janë se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Të fundit