Flash News

KRYESORE

Kavajë, gjendet një trup i pajetë në kanal

Kavajë, gjendet një trup i pajetë në kanal

Një trup i pajetë i gjinisë mashkull, është gjetur në një kanal në fshatin Gjoc të Kavajës, rreth orës 14:20 të ditës së djeshme.

Trupi i viktimës, i cili mendohet të jetë rreth moshës 60-70 vjeç, nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Policia ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

“Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit