Flash News

KRYESORE

Kazan i vjetër, gjellë e vjetër. Sa pak ndryshime në 'Qeverinë Rama'

Kazan i vjetër, gjellë e vjetër. Sa pak ndryshime në

Përveç 'ministrave honorifikë' që do mbajnë portoflet e ministrive të Shtetit në Qeverinë Rama 2,  Pandeli Majko dhe Sonila Qato, pjesa tjetër e qeverisë duket një 'gjë e vjetër'.

7 ministra janë ricikluar nga Kryeministri Rama: Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Niko Peleshi, Arbër Ahmetaj dhe Blendi Klosi.

Ministra 'fringo të rinj' mund të konsiderohen vetëm Senida Mesi, zv/Kryeministre dhe Etilda Gjoni e Drejtësisë.

Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu janë 'gjysmë të ricikluar', pasi vijnë nga qeveria e mëparëshme, edhe pse i kanë drejtuar institucionet e tyre vetëm për pak muaj, për shkak të ndërprjerjes së mandatit të tyre nga 'ministrat teknikë'.

Të fundit