Flash News

KRYESORE

Edi Paloka: Kazani i vërtetë ka shpërthyer

Edi Paloka: Kazani i vërtetë ka shpërthyer

Rama prej kohësh konsideron 'kazan' median shqiptare e të huaj si dhe institucione të rëndësishme. Deputeti demokrat  Edi Paloka shprehet se, “Kazani i vërtetë ka shpërthyer”, duke iu drejtuar kryemininistrit, që sipas tij përzien në kazan prej 4 vitesh me lugën e tij të madhe 3 ingredientë; krimin, qeverinë dhe oligarkinë.

Reagimi i Edi Palokës:

“KAZANI” po rritet cdo dite e me shume ; nga opozita , mediat e pa blera, gazetaret italiane e prokuroret “tropojane” duket se ne “kazan” po hyjne cdo dite media te huaja ;gjermane, zvicerane, franceze , amerikane ; po dhe institucionet dhe organizmat me prestigjoze nderkombetare si Departamenti i Shtetit, Keshilli i Evropes, FMN, BB, TI, Indeksi i Baselit...

Zullumi eshte trashur aq shume sa po e shohin dhe ata qe nuk kane dashur te shohin deri me sot.

Kazani i vertete ka shperthyer. Kazani ku prej 4 vitesh Rama perzjen me lugen e tij te madhe tre ingrediente; krimin, qeverine dhe oligarkine.

Dje me buxhetin e shtetit Rama mendoi se i vuri kapak kazanit , po llumi qe ka gatuar tanime i ka kaluar anet e kazanit te tij, po derdhet e po qelb dynjane...

E thashe dhe dje ne mbyllje te fjales time ne Parlament, per ata qe nuk jane perzjere ende ne kete llum por mund te joshen nga fitimi i parave te paligjshme nepermjet “projektit 1 miliard”; Shqiperia e ka nje ligj antimafia , qe sot nuk vepron por neser do veproj . Kjo e neserme duket se po vjen shpejte.

Të fundit