Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
‘Ke 30 minuta kohë’/ Pas shantazhit në telefon, zëdhënësi i Metës dëshmi në prokurori: Më morën dy shtetas, me njërin nuk fola shqip
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka folur për mediat pas dëshmisë në prokurori lidhur me shantazhin që vetë presidenti Meta lajmëroi se ju bë zëdhënësit të tij, për shkak të një postimi në rrjetet sociale.
I pyetur nga mediat, Blushi tha se u telefonua nga dy shtetas, madje me njërin foli në gjuhë të huaj. Më tej zëdhënësi i presidentit, pa dhënë shumë tregoi se i ka vënë në dispozicion gjithçka prokurorisë.
“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam për shkak të detyrës sime pasur mëngjesin e 21 nëntorit, pas një statusi që kam vendosur në rrjetin social ‘Facebook’. Kam pasur një telefonatë për të cilën nuk dua të flas tani por kam dhënë gjithë sqarimet e duhura dhe të nevojshme pranë organit të akuzës. Telefonuesit se nuk ka qenë një, kanë qenë dy. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në telefon, në gjuhën shqipe dhe në një gjuhë të huaj, të cilën nuk dua ta them për momentin. Më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik, sigurisht për shkak të detyrës. Për të gjitha këto, kam vënë në dijeni organin e akuzës, i cili besoj se do ta zbardhë këtë çështje shumë shpejt”, deklaroi Blushi.