Flash News

KRYESORE

‘Ke ballkon të rrezikshëm’, ish-missi tregon si e priti ngacmimin e deputetit Gjuzi: E mora si kompliment

‘Ke ballkon të rrezikshëm’, ish-missi tregon si e priti

Jo pak u fol në media për ngacmimin e deputetit Kujtim Gjuzi ndaj ish-missit shqiptar Silvana Bushtati në një studio televizive.

‘Ka “ballkon” të rrezikshëm”-tha Gjuzi për ish-missin dhe kaq u desh të shpërthenin debatet.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Silvana tregon se si reagoi pas kësaj, duke e cilësuar një batutë të Gjuzit.

“Unë nuk kam as ballkon të rrezikshëm, nuk e di ku e a parë ballkonin Kujtimi. Këto janë batutat e Kujtimit, se unë përpara se të isha te “Procesi Sportiv”, isha pjesë e partisë së tij. Pra këto janë batuta që i ka bërë dhe në emisione të tjera, ndaj s’ e besoj që e ka pas pikërisht për “ballkonin” tim”, u shpreh ajo.

Silvana tha se nuk u ofendua aspak, por e mori si një kompliment.

 “Unë s’e mora si ngacmim, e mora si kompliment, edhe pse nuk është se kam ndonjë “ballkon” kushedi”, tha ish-missi.

Të fundit