Flash News

KRYESORE

Me kë do e prezantojë Adi Krasta Festivalin të RTSH-së?

Me kë do e prezantojë Adi Krasta Festivalin të RTSH-së?

Festivali i 56 i RTSH-së pritet që të ketë shumë risi dhe të paraqesë vlera të larta të artit shqiptar.

Pas konfirmimit se Adi Krasta do të drejtojë festivalin menjëherë lind pyetja se kush do të jetë bashkëprezantuesja, një formulë kjo shumë e përdorur për këtë format.

Pavarësisht kësaj, Krasta ka deklaruar në “Studio e hapur” se do ta drejtojë emisionin me disa persona dhe jo vetëm me një apo me dy.  Ndërkohë zëdhënësja e Festivalit të Këngës Kozeta Kurti ka vijuar më tej duke nxjerr më shumë detaje e duke thënë se Krasta do të ketë vazhdimisht në krah të ftuar të cilët do të bëhen pjesë e drejtimit të këtij festivali.

Përgatitjet tregojnë se diçka e veçantë pritet të na serviret këtë fundvit nga Festivali i 56 i Këngës, i cili do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Të fundit