Flash News

KRYESORE

Zyrtare/ KE jep rekomandimin për çeljen e negociatave Shqipëri-BE

Zyrtare/ KE jep rekomandimin për çeljen e negociatave

KE ka dhënë rekomandimin për çeljen e negociatave me BE-në. Lajmin e dha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv.presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini në konferencë për shtyp.

“Sot komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, u shpreh Moherini.

Raporti i progresit do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama nga Mogherini, të mërkurën, ku do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas vlerësimit të 5 prioriteteve kryesore të vendosura nga Komisioni Europian, në vëmendje nga Brukseli do të jetë mbarëvajtja e Reformës në Drejtësi, e veçanërisht procesi i vetingut.

Të fundit