Flash News

KRYESORE

“Ke kandidat tjetër për Bashkinë, veç Erion Veliajt?” Si përgjigjet Rama

“Ke kandidat tjetër për Bashkinë, veç Erion

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë”, i është përgjigjur “Pyetjes që Vret” që Arian Çani e bën në studio sikur Zoti i drejtohet të ftuarve, duke treguar nëse ka kandidat tjetër përveç Veliajt si kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Edi Rama, duhet të deklarosh publikisht nga kjo studio se nuk ke kandidat tjetër perveç Erion Veliajt si kryetar të Bashkisë së Tiranës?”, pyeti Çani Ramën.

“Me ndihmën tënde o Zot, u bëftë kjo realitet”, u shpreh Rama.

I pyetur më tej nga Çani: “Rama, në vitin e 6 të qeverisjes tënde, ka ardhur koha të themi shkëlqimi dhe rënia e Edi Ramës?

Kryeministri u shpreh: “Mund të thoni ç’të doni, këtë nuk e përcaktojmë as unë, as ju”, tha Rama.

Të fundit