Flash News

KRYESORE

Kë kopjoi kësaj radhe Elvana Gjata?

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera në Shqipëri, e cila me shumë ngulm po kërkon të bëhet e njohur jashtë kufijve të Shqipërisë. Megjithëse në dy projektet e fundit që ka realizuar për karrierën ndërkombëtare nuk rezultuan shumë të suksesshme, Elvana nuk ndalet. Ajo gjatë gjithë kohës realizon foto profesionale në vende të ndryshme të botës, duke dashur të jetë faktor të pakten në rrjetet sociale. Por megjithatë, ende nuk ka arritur 1 milion fansa. Ajo që vërehet është se Elvana mundohet të kopjoje yjet botërorë, kryesisht Jennifer Lopez dhe Beyonce. E ndërsa në foton e fundit ajo duket si Eva Mendes. Me një nishan të vënë pikërisht si aktorja e famshme, Elvana duket shumë si ajo. Ndërkohë disa nga komentuesit e kanë krahasuar atë dhe me Leonora Jakupin.  

#nationallipstickday

A post shared by Eva Mendes (@evamendes) on

Të fundit