Flash News

KRYESORE

KE masa ndëshkuese ndaj Polonisë, blloku rekomandon të heqë të drejtën e votimit polak në BE

KE masa ndëshkuese ndaj Polonisë, blloku rekomandon të heqë

Komisioni Evropian nisi ditën e mërkurë në Bruksel, procesin e pazakontë për të hequr të drejtën e votimit të Polonisë në samitet e Bashkimit Europian. Lëvizaj më e fundit e KE vjen si masë ndëshkuese mbi reformat gjyqësore të planifikuara nga shteti polonez. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në kuadër të masave nga Komisioni, Varshava mund të humbasë miliarda euro, të cilat i merr në formë ndihmash nga fondet e Unionit. Masat disiplinore, vijnë si pasojë e tensioneve dy vjecare mes Brukselit dhe Varshavës.

Polonisë mund ti hiqet e drejta e votimit në të gjitha samitet e Bashkimit Europian, pasi Komisioni Europian nisi këtë të mërkurë në Bruksel një proces të pazakontë për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Polonisë. Komisioni nisi procesin, në kuadër të shqetësimit të bllokut europian se demokracia në shtetin polonez është e rrezikuar nga një sërë ligjesh të reja që po vendosen, përfshirë edhe emërimin e gjyqtarëve.

Nga ana e saj qeveria konservatore e Polonisë thotë se reformat janë të nevojshme për të frenuar korrupsionin. Pas 2 viteve paralajmërimesh nga blloku europian,  komisioni deklaroi nga Brukseli se për herë të parë po rekomandohet  Nenin 7.1 i traktatit të BE.  Përvec ndëshkimit të mundshëm që Polonia mund  marrë me heqjen e të drejtës së votës në BE, mediat ndërkombëtare raportojnë se nga ky veprim Varshava mund të humbasë miliarda euro, të cilat i merr në formë ndihmash nga fondet e Unionit. Komisioni Evropian ka monitoruar situatën në Poloni për pothuajse dy vjet.

Ndërkohë Qeveria gjermane tha se do të mbështesë Komisionin Evropian nëse do të nisë procesin kundër Polonisë në lidhje me reformat gjyqësore. Ndërkohë mijëra protestuar kanë dalë  në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat e Polonisë të cilat do të sillnin pasoja të rënda për vendin e saj në Bashkimin Europian. Zëvendës kryeministri i Hungarisë deklaroi se vendimi i BE për të nisur procedimet kundër Polonisë është i pashembullt dhe befasues. Hungaria është e vetmja aleate e Polonisë dhe mbështet reformat gjyqësore të Varshavës. (Ora News)

Të fundit