Flash News

KRYESORE

KE mesazh Shkupit dhe Beogradit: Përmbahuni, çështjen zgjidheni me qetësi

KE mesazh Shkupit dhe Beogradit: Përmbahuni, çështjen zgjidheni

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar mes Shkupit dhe Beogradit. Ndërkohë që iu ka bërë thirrje autoriteteve të dy vendeve që të tregohen të përmbajtur.

Është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, e cila deklaroi se incidenti diplomatik duhet të zgjidhet me qetësi.

“Presim që të dy palët të tregohen të përmbajtur dhe çështjen ta zgjidhin qetë, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara, pasi Serbia tërhoqi trupin diplomatik nga Shkupi, ndërsa akuzoi për përgjime.

 

Të fundit