Flash News

KRYESORE

Ke pajisje Apple? Hakerat turq kanë akses te 627 milion emaile

Ke pajisje Apple? Hakerat turq kanë akses te 627 milion emaile

Një grup hackerash kërcënojnë se do të fshijnë të dhëna nga miliona pajisje Apple në dy javët e ardhshme nëse kompanina nuk u paguan 150.000 $.

Grupi i vetquajtur “Turkish Crime Family” deklaron që kanë kredenciale “logimi” për më shumë se 627 milion adresa e-maili iCloud.com, me.com, dhe mac.com. Këto janë adresa emaili që Apple i ka lejuar përdoruesit për të hapur llogari në sistemin iCloud për vite me radhë.

Edhe pse grupi “Turkish Crime Family” nuk është dëgjuar në media më parë, pjestarët e tij deklarojnë se ky grup ka qenë i përfshirë në shitjen online të databazave të vjedhura në qarqe private për rreth pesë vitet e fundit.

Sipas antarëve të këtij grupi mbi 220 milion e këtyre kredencialeve janë verifikuar rreth funksionalitetit dhe kanë akses tekllogaritë iCloud të cilat nuk kanë element sigurie, sic janë dy faktorët e autenticitetëzimit.

Në rast se nuk marrin shumën e kërkuar grupi ka planifikuar të lançojë një sulm automatik më 7 Prill i cili do të logohet në llogaritë e iCloud dhe do të fshijë të gjithë përmbajtjen e tyre.

Përfaqësuesi i grupit deklaron që antarët e grupit janë nga Stambolli, por ata tani janë të vendosur në një zonë në Londrën veriore.

Apple nuk i është përgjigjur ende kërkesës së grupit për shpërblim.

Të fundit