Flash News

KRYESORE

KE për kufijtë në Ballkan: Mbrojtja e tyre më e rëndësishme se kurrë

KE për kufijtë në Ballkan: Mbrojtja e tyre më e

Vendet e Ballkanit Perëndimor po bashkëpunojnë për mbrojtjen e kufijve të BE-së në luftën kundët trafiqeve. Kjo  ka qenë një ndër pikat më të nxehta të diskutuara në takimin e ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Komisioneri europian përgjegjës për migracionin, çështjet e brendshme dhe qytetarinë, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar, se bashkëpunimi me Ballkanin në këto aspekte është bërë më i rëndësishëm se kurrë, ndërkohë që rëndësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi e ka artikuluar qartë edhe Ministri i Brendshëm bullgar Valentin Radev, në emër të presidencës bullgare.

 “Dua të ndalem te vendet e Ballkanit, ku bashkëpunimi për migracionin, sigurinë dhe mbrojtjen e kufinjve është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Ne duam të vazhdojmë të angazhohemi me Ballkanin në të gjitha aspektet, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të BE-së, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër radikalizimit, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, trafikut të qelive njerëzore dhe trafikut të armëve”, tha Dimitris Avramopoulos.

 “Së bashku me ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian, ne diskutuam fushat në të cilat bashkëpunimi me vendet e Ballkanit duhet të rritet, që kanë të bëjnë me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, trafikut tê armëve dhe trafiqeve të tjera, si dhe mbrojtjes së kufijve”, u shpreh Valentin Radev, ministri i Brendshëm bullgar.

Të fundit