Flash News

KRYESORE

KE publikon axhendën: Zgjerimi nuk është pjesë e diskutimeve në Samitin e Sofjes

Sot dhe nesër Këshilli i Europës do të zhvillojë punimet ashtu siç ishte përcaktuar më herët, ku pritej të diskutohej dhe për zgjerimin e BE-së.  Mirëpo, në një njoftim në faqen zyrtare të KE shihet se vendet anëtare të BE-së e kanë hequr nga axhenda  e tyre çështjen e zgjerimit. Kujtojmë që dhe kryedemokrati Lulzim Basha e paralajmëroi një fakt të tillë.

Me pak fjalë, krerët e shteteve të vendeve anëtare nuk do të diskutojnë nëse Shqipërisë duhet apo jo t’i hapen negociatat. Nëse do të ishte e vërtetë që Qershori 2019 do të ishte koha kur Shqipëria nis bisedimet për anëtarësim, ky vendim duhej të merrej në Këshillin Europian në 28-29 Qershor.

Fokusi në axhendën e sotme është emigrimi, siguria, mbrojtja si dhe çështjet ekonomike e financiare.  Ndërsa të nesërmen në fokus do të jetë çështja e Brexit dhe Eurozona.

 

 

 

Të fundit