Flash News

KRYESORE

Kë thumbon Meta me ‘lajmin e mirë’: Të paktën po piqen...

Presidenti Ilir Meta zgjedh që fundjavat t’i kalojë jashtë Tiranës, kryesisht në natyrë.

Sot, Meta ka postuar një foto nga një fermë, ndërsa si një mesazh të koduar për politikën, presidenti shkruan: Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!

Kujtojmë se dy ditë më parë, Komisioni i Venecias dha opinionin e vet lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit me dekret të presidentit.

Në draft raportin e këtij Komisioni dekretet e Metës cilësohen si”tejkalim i kompetencave kushtetuese, që nuk përbën akt për shkarkimin e Presidentit dhe vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese”.

Por, i pyetur nw media nëse i trembet Komisionit të Venecias, Kreu i Shtetit ka kujtuar vlerësimin e marrë këtë verë në Venecia, nga autoritetet vendore të Rajonit të Venetos.

“Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit”, është përgjigjur presidenti.

 

Të fundit