Flash News

KRYESORE

“Ke tre shqiptarë nga pas”, kërcënohet ministri italian Mateo Salvini

Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, njëkohësisht dhe zv.Kryeministër,  ka marrë një letër kërcënuese, ku shkruhet se ka tre shqiptarë nga pas.

Në letër ndër të tjera shkruhet: “ke 3 shqiptarë nga pas, do ekzekutohesh, je derr, gay...".

Ministri nuk ka hezituar ta publikojë letrën e shkruar me shkrim dhe italishte të keqe në Facebook duke dhënë dhe një mesazh për të gjithë kërcënuesit.

“Letër kërcënuese, mbi të gjitha në gramatikën italiane, ka ardhur në ministri. Vijoj punën time, puthje e përqafime”.

Nuk dihet se nga kush është dërguar kjo letër në ministri. Së fundmi janë zhvilluar një sërë aksionesh të policisë italiane ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike ku në pranga kanë rënë dhe disa shqiptarë.

Të fundit