Flash News

KRYESORE

Këllëfët LED të Galaxy S10 shfaqin njoftimet në pjesën e pasme

Këllëfët LED të Galaxy S10 shfaqin njoftimet në

Këllëfët e Samsung zakonisht janë shumë të preferuar, por këllëfi i fundit LED është diçka krejt tjetër. I publikuar në rrjetin social Twitter, këllëfi ka një efekt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, i quajtur “Emotional LED Lightning”.

Samsung ka shitur një këllëf LED për telefonë, por gjithnjë kanë qenë me kapakë. Kështu ju merrnit njoftime LED dhe orën në pjesën ballore të telefonit.

Këllëfi LED i Galaxy S10 është ndryshe, sepse dritat LED janë në pjesë e pasme.  Ky këllëf do të marrë energjinë nga sistemi induktiv i karikimit wireless. Do të përdorë paksa bateri por nuk do të donit të humbitnit efektet e mrekullueshme LED. Këllëfi do të jetë për Galaxy S10, S10+ dhe S10e.

Të fundit