Flash News

KRYESORE

Këlliçi: Çfarë pritet të ndodhë me 30 qershor

Këlliçi: Çfarë pritet të ndodhë me 30 qershor

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi  i ftuar në “A Show” në News 24, u pyet se çfarë pritet të ndodhë me 30 qershor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

“Pres reflektim nga ana e mazhorancës dhe e kryeministrit, pres të hapen negociatat e Shqipërisë deri atëherë, por me një qeverisje normale, në një vend ku mbahen zgjedhje normale. Pres të ulemi me ta dhe të përballemi me platformat tona politike. Pres t’i kthehemi normalitetit politik. Po që këto të ndodhin, kryeministri duhet t’i thërrasë ndërgjegjes”,- u shpreh ai.

I pyetur nëse ishte një lapsus nga ana e kryetarit Basha, mospërfshirja e emrit të tij në listat për deputetë të PD-së, Këlliçi u përgjigj me modesti se nuk ishte pjesë e kësaj force për ofiqe.

“E rëndësishme është se unë në PD kam ardhur se besoj në këtë forcë. Jam i djathtë, kam një gen të djathtë, kjo rrjedh që nga gjyshi im. Si pasojë unë nuk kam hyrë për ofiqe në PD. Në këto vite kam pasur mundësi të implementoj idetë e mia në këtë parti. Ka qenë surprizë edhe për mua që nuk isha pjesë e listës, por në fund të ditës qëllimi ka qenë implementimi i ideve të PD. Pas 2017, dyert e PD janë hapur edhe më shumë për të rinjtë. Ne kemi një ndryshim nga forumet e tjera, jemi idealistë, nuk bëjmë shkuma party dhe nuk ofrojmë pushime falas, bëjmë forume politike”,- u shpreh Këlliçi.

Të fundit