Flash News

NDËRKOMBËTARE

Kemali i “Kara Sevda” akuzohet për vrasje

Seriali televiziv turk “Kara Sevda” (Dashuri e Pamundur) është në kulmin e ngjarjeve të tij. Ashtu siç ka dhe titullin dashuria e pamundur mes dy aktorëve kryesor Kemalit dhe Nihanit po thellohet akoma më shumë duke qenë se tanimë Kemali akuzohet për vrasjen e Asusë.

Për të gjithë ata që ndjekin serialin e dinë rolin që ka Asuja në jetën e Kemalit, ai është martuar me të për të realizuar hakmarrjen ndaj vëllait të Asusë, Emirit i cili i ka marrë dashurinë e jetës Kemalit.

Por gjithçka është bërë e mistershme me vrasjen e Asusë, për të cilën akuzohet Kemali. A e ka vrarë Kemali atë? Pritet të merret vesh sonte në episonin e radhës në orën 19:00 në Star Tv.

Burak Ozcevit (Kemali) është një ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi.

Të fundit