Flash News

KRYESORE

Këmbanat që bien nga Washingtoni

Këmbanat që bien nga Washingtoni

Ilir Kalemaj

Buldozeri vjen sërish. Kur diplomati i ri në moshë por i sprovuar në radhët e Departamentit të Shtetit, ku është një nga zyrtarët e mirëfilltë të karrierës, kreu turin e fundit ballkanik, një aradhë nyjesh gordiane që kishin mbajtur peng Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin morën një deux ex machina që vetëm dikush i dërguar nga Ëashingtoni mund  ta jepte. Hoyt Lee, zëvendës asistent Sekretari i Shtetit që së shpejti merr detyrën e ambasadorit në Athinëështë një diplomat mjaft efikas që e njeh jashtëzakonisht mirë Ballkanin e trazuar, kupton nuancat dhe u jep drejtim punëve me deklarata lakonike përpara medias, por me shumë punë dhe energji pas skene.

Dëshmia e tij në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në 17 Maj, e fokusuar mbi arritjet dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor, mori veç vëmendje ditore nga një pjesë e medias, por të kapur nën ethet e fushatës elektorale, disa prej mesazheve të rëndësishme që bien si këmbana alarmi, u kaluan  përciptas dhe pa shumë thellësi analitike. Ai ndër të tjera vë theksin te rritja e probleme ndër-etnike në këtë rajon ku vlen të vecohet dhuna në Maqedoni, pika e ngrirjes në negociatat Prishtinë-Beograd dhe Bosnia e cila me shpejtësi po shkon drejt përkufizimit të një “shteti të dështuar”. Senatori McCain, një veteran  i politikës së jashtme dhe sigurisë i cili së fundmi kreu dhe një tur rajonal, në përgjigje të këtyre sfidave, u shpreh se “ne e injorojmë këtë rajon shpesh duke rrezikuar lëkurën tonë”.

Ekstremizmi i dhunshëm i lidhur me përhapjen e ideologjisë xhihadiste, thirrjet për sulme mbi popullsinë civile dhe rekrutimet që kanë kryer, si dhe të rikthyerit, sihte një tjetët pikë e nxehtë paralajmëruese dhe këmbanat bien për veshë që t’i dëgjojnë. Tirana është përfolur prej kohësh si një qendër e mundshme rajonale për të lufuar ekstremizmin e dhunshëm dhe fondamentalizmin radikal dhe kjo mund t’i shërbente vendit për të ngritur profilin e tij publik në skakierën ndërkombëtare, njëkohshëm duke u kthyer në një urë lidhëse të aleatëve perëndimorë dhe rajonalë për të përballuar një nga sfidat më të rrezikshme të shekullit të 21, ku natyrisht nuk kemi se si të jemi imunë.

Sfida e tretë lidhet me penetrimin rus, i cili shkon nga thirrjet e hapura për separatizëm të Republika Serbcka në Bosnje-Herzegovinë nën udhëheqjen e të përhershmit Milorad Dodik deri te grushti i shtetit i dështuar në Podgoricën fqinje në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare që detyruan liderin historik të vendit, Gjukanovic të dorëhiqej. Ratifikimi nga Senati amerikan i celi dhe rrugën përfundimtare antarësimit të plotë të Malit të Zi në NATO dhe megjithë kërcënimet e Rusisë e cila së fundmi duket se ka mandatuar Nikolai Patushev, një nga njerëzit më afër Presidentit Putin, deri tani kryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, si Car-in e ri që do mbikqyri dhe do ndërhyjë për përhapjen e influencës ruse, siç raportonte së fundmi Politico Europe. Nëse SHBA do të tërhiqeshin apo nuk do të luanin një rol agresiv në Ballkanin Perëndimor, vakuumi do të ishte me pasoja shkatërruese për këto vende ende të dobëta, të pasigurta, me korrupsion endemik dhe sipmtoma të kapjes së shtetit.

Shqipëria që ende nuk i ka hapur negociatat për antarësim, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi sapo hapën nga dy për kokë para disa ditësh dhe kanë hapur mbi 20 kapituj secila janë ku e ku më mirë, e ka thuajse imperative ndihmën, këshillimin dhe mbështetjen logjistike amerikane. Pavarësisht se cili kombinim forcash politike do të prodhojë qeveri pas zgjedhjeve, sytë duhen drejtuar nga Washingtoni.

Të fundit