Flash News

KRYESORE

Këmbëngulja e adoleshentes: E dua, në shtator martohemi!

Mund të duket e pabesueshme, por kjo situatë ndodh në Massachusetts të SHBA-ve.

Një adoleshente këmbëngul se do të “martohet” me një kukull zombie me të cilën ka një marrëdhënie “normale” dhe “intime” prej kohësh.

Felicity Kadlec, nga Massachusetts e SHBA-ve thotë se është dashuruar me këtë kukull, të cilën ia bënë dhuratë në moshën 13-vjeçare.

Mdje emrin e saj Kelly, e ka bërë tatuazh në krah. “Në moshën 16-vjeçare nisa të ndjej për të”,shprehet  Kadlec, shkruan “Daily Mail”.

Për shumë kohë thotë se i ka mohuar ndjenjat ndaj kukullës, por tani e di se nuk i ndryshon dot më.

“Kam pasur të dashur në të kaluarën dhe gjithmonë kam menduar se isha në dashuri me ta, por ata kurrë nuk më bënë të ndihem si tani. Kemi një marrëdhënie normale, intime, e cila ecën para dhe do të martohemi në Shtator.”

Familja e adoleshentes dhe miqtë e saj janë totalisht kundër por Felicity duket e vendosur.

“E di që ka shumë njerëz që mendojnë se unë duhet të lidhem me një njeri të vërtetë, por për mua Kelly është e vërtetë. Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët rreth marrëdhënies sonë, ajo më bën të lumtur dhe e dua. Kjo ka rëndësi për mua”, shprehet ajo.

Të fundit