Flash News

KRYESORE

Këmbëngulja e mazhorancës për Sandër Lleshin, PD: Pse Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme

Këmbëngulja e mazhorancës për Sandër Lleshin, PD: Pse

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të mazhroancës për të çuar në drejtimin e ministrisë së Brendshme, Sandr Lleshin. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD thotë se këmbëngulja për emërimin e Sandër Lleshit konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, thuhet në deklaratën e PD-së, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

“Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar  paprekshmëri krimit”, thuhet në deklaratën e selsië blu.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk  e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar  paprekshmëri krimit.

Të fundit