Flash News

KRYESORE

“Kemi msu mjeksinë”, 10 gjërat e mira që solli karantina sipas Vesa Lumës

“Kemi msu mjeksinë”, 10 gjërat e mira që solli
Vesa Luma, e cila bashkë me bashkëshortin e saj - reperin Big Basta - dhe me djalin jetojnë në Zelandën e Re, ka vendosur që sot ta shohë me pozitivistet izolimin. Për shkak të pandemisë globale së COVID-19, si shumë njerëz në gjithë botën, edhe Vesa është karantinuar. Ndonëse shumë persona të karantinuar kanë shprehur shqetësimin se izolimi në shtëpi nuk po ndikon shumë mirë tek ta, Vesa ka vendosur të bëjë një listë me të gjitha gjërat pozitive që ka sjell izolimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në llogarinë e saj në Instagram, Vesa Luma postoi një fotografi të familjes së saj të buzëqeshur duke vazhduar të rendisë gjërat e bukura të karantinës: “Si u zgjuat sot? Ne kemi filluar te rendisim gjerat e bukura te karantines:
  1. Po e shijojmë Lianin ne maximum,
  2. Po e duam njeri tjetrin me shume,
  3. Po ja dijm vlerën shëndetit me shume,
  4. Jemi bere kuzhinier me te mire,
  5. Po lajm duart 700 her ne dite,
  6. Po lexojme me shume,
  7. Po hajm shlir tash qe e dijm qe ska me pas me presione (spo e teprojme sepse me brumin akoma jemi minus)
  8. Po shofim filma me shume,
  9. Po ushqehemi me vitamina me shume,
  10. Kemi msu mjeksine,
  11. Jemi bere produktiv ( kemi dy kenge gati) … Pak shaka pak te verteta, gjithsesi po mundohemi t’ja shofim anen pozitive #coronavirus. Po ju? Si i keni punet? Cila eshte gjeja me pozitive?”

Të fundit