Flash News

KRYESORE

“Kemi prova”, deklarata që detyroi ministrin e Jashtëm të Francës të anulojë vizitën në Shqipëri

“Kemi prova”, deklarata që detyroi ministrin e Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves le Drian është detyruar të ndërpresë turin vizitave në Evropën Juglindore, që kishte nisur ditën e djeshme me mbërritjen në Rumani.

Le Drian kishte planifikuar të zhvillonte edhe një vizitë zyrtare në Tiranë, por ajo është anuluar për shkak të ngjarjeve në Siri. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar pak orë më parë se vendi i tij ka prova se qeveria e Bashar al Assad ka përdorur armët kimike ndaj popullit të tij. Kjo deklaratë e Macron mund të jetë fillimi i një ndërhyrje ushtarake të Perëndimit (SHBA, Francë, Britani e Madhe) në Siri dhe që rrezikon të kthehet në përplasje me Rusinë.

Ministri francez ndodhej në Beograd kur Macron konfirmoi provat për sulmin kimik, çka e ka detyruar atë të anulojë vizitat e planifikuara në Shqipëri dhe Slloveni.

Të fundit